Sport

Ky është premtimi që Abramovich ia ka bërë Contes, nëse Chelsea fiton titullin

By FerizajPress

February 12, 2017

Pas xhiros së 25-të te Premierligës, Chelsea kryeson me nëntë pikë më shumë se ndjekësi i parë, Tottenahm, epërsi e cila mund të rritet nëse nesër shënojnë fitore në udhëtim te Burnley.

Nëse ky ritëm i Chelsea vazhdon dhe në fund kurorëzohen me titull të kampionit, presidenti Roman Abramovich ka përgatitur një befasi për trajnerin Conte, që po impresionon në sezonin e parë në Premierligë.

Abramovich do t’i ofrojë një kontratë të re Contes, me një pagë marramendëse, shkruan ‘The Sun’, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6