Sipas një njoftimi të Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-5 gradë, kurse maksimalet nga 14-19 gradë.
“Temperaturat minimale do të ulen nën vlerat e mesatareve shumëvjeçare, deri sa maksimalet e ditës do të ngritën dukshëm krahasuara me këto tri ditët e kaluara të javës”.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 14-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimi e IHMK-së, përcjell lajmi.net.
Po ashtu sipas IHMK-së, fundjava pritet të jetë me temperatura rreth 17-19 gradë Celsius. Gjatë ditës së diele pritet që mbi vendin tonë të depërtoj një front me masa të ngrohta të ajrit duke gjeneruar vranësira të çrregullta , të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu./ lajmi.net
.