Sport

Ky është orari i paraqitjes së sportistëve shqiptarë në Rio 2016

By FerizajPress

August 04, 2016

Shqipëria do të përfaqësohet me gjasht sportistë, kurse Kosova me tetë.

Lojërat Olimpike Rio de Janeiro 2016 shënojnë një rekord përsa i përket numrit të sportisëve shqiptare pjesëmarrës në këtë event madhor të sportit, pasi vendeve pjesëmarrëse u është shtuar edhe Kosova, që do të ketë 8 sportistë në Olimpiadë, ndërkohë që Shqipëria do të përfaqësohet me vetëm 6. Garat për kuqezinjtë do të startojnë më 7 gusht, kur në pedanë do të ngjitet peshëngritësja Evangjeli Veli në kategorinë deri 53 kg. Dy ditë më pas do t’i vijë radha peshëngritësit Briken Calja që do të kërkojë të futet në zonën e medaljeve në kategorinë deri 69 kg. Po më 9 gusht Sidni Hoxha do të garojë në disiplinën e notit 50 metra stil i Lirë. Garat në këtë displinë do të vijojnë deri më 12 gusht. Një ditë pas Sidni Hoxhës pra më 10 gusht i vjen radha Nikol Merizajt më 100 metra stil i lirë. Shqiptarët do të presin plor emocion 12 gushtin kur në pistë të zbresë Luiza Gega në garën 1500 metra. Katër ditë më pas më 16 gusht rekordmenia shqiptare do të provojë të kualifikohet në finale edhe 3000 metra me pengesa. Më 12 do të provojë të kualifikohet në finale në kërcim së gjati Izmair Smajlaj, një nga sportistët më premtues të atletikës shqiptare, transmeton Super Sport.

Për delegacionin kosovar garat në Olimpiadë nisin më 6 gusht, me notarët Lum Zhaveli në 50 metra stil i lirë dhe Rita Zeqiri në 100 metra shpinë. Garat në këto disiplinë do të zgjasin deri më 10 gusht.

Në të njëjtën ditë, pra më 6 gusht do të zhvillojnë garat e tyre ciklisti Qëndrim Guri dhe qitësja Urata Rama në kategorinë 10 metra pushkë në ajër.

Xhudistja pejane Majlinda Kelmendi do ta kërkojë medaljen olimpike, më 7 gusht, në kategorinë 52 kilogramë, ndërsa një ditë më pas me të njëjtin synim do të zbresë në tapet Nora Gjakova, në kategorinë 57 kilogramë. Më 12 gusht do të jetë radha e 2 atltëve, Musa Hajdari në 800 metra, dhe Vijona Kryeziu në 400 metra. Në rast kualifikimi garat në këto disiplina do të zgjasin deri më 16 gusht.