Premtim Gojani, me profesion mjek, në mëngjesin e sotëm, u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij Faton Fetiu, rreth 60 vjeç, i cili është nga Gjakova. Mjeku në këto momente ndodhet në sallën e operimit në një spital privat në Kosovë. Express ju sjell fotot e mjekut të cilin dyshohet se dhëndri i tij e gjuajti me tre plumba, derisa po dilte nga dera e shtëpisë. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen. Ndërkohë policia tashmë e ka ndaluar dhe intervistuar të dyshuarin e kësaj ngjarjeje.
Në anën tjetër i plagosuri, gjinekologu Premtim Gojani në këto momente ndodhet në sallën e operimit të Spitalit Amerikan.