Ish-menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, i cili u shkarkua pas udhëheqjes së klubit për vetëm një sezon, ka thënë se nuk mban mëri ndaj Real Madridit.
Edhe pse Pellegrini pohoi se nuk donte hakmarrje kundër Realit ai pranoi se ishte i pakënaqur që u shkarkua pas vetëm një sezoni.
“Unë u mërzita atë kohë, sepse luajtëm shumë mirë dhe nuk fituam titullin”, ka thënë si për gazetarët e Goal.com
Manchester City dhe Real Madrid do të përballen nesër me fillim nga ora 20.45 në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve.