Ai do të ketë detyrën e vështirë të rikonsolidimit të Partisë Demokrate, pas disfatës në zgjedhjet presidenciale, që i fitoi Republikani Donald Trump, raporton VOA.
447 anëtarë të Komitetit Kombëtar Demokrat votuan të shtunën në Atlanta. Një nga kandidatët e tjerë kryesorë ishte kongresisti nga Minnesota, Keith Ellison.
Fitorja e Perez, bir emigrantësh domenikanë, shihet si një humbje për krahun më liberal të partisë, pasi ai ishte kandidati i pjesës më konvencionale të partisë.
Disa analistë politikë e kishin konsideruar votën si një betejë mes krahut të ish-rivalëve presidencialë Hillary Clinton dhe Bernie Sanders.