Ferizaj.21.12.2017. Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, në një konferencë për medie ka prezantuar partnerët e koalicionit dhe ekipin e kabinetit te tij, me të cilin do te qeverisë Ferizajn në katër vitet e ardhshme.
Me këtë rast Aliu ka thënë se kabineti qeverisës i tij përbëhet edhe nga përfaqësues të subjekteve tjera me të cilët është pajtuar që të zbatohet programi i tij qeverisës për katër vitet e ardhshme.
“Së pari falënderoj qytetarët për besimin që na kanë dhënë ne dhe platformës sonë qeverisëse. Pavarësisht që komunën e kemi gjetur me sfida dhe me borgje dhjetëra milionëshe ky ekip do të jèt ai që do të garantoj implementimin e platëformë qeverisëse” ka thënë Aliu.
Në ekipin qeverisës përveç drejtorëve nga radhët e PDK-së janë përfshirë edhe përfaqësues nga AAK, AKR dhe Nisma.
Këta janë drejtorët e kabinetit të ri të kryetarit Aliu.
Naim Ferati (Nënkryetar i Komunës)
- Lulzim Aliu (Drejor për Urbanizëm dhe Planifikim)-PDK
- Bashkim Hyseni (Drejtor i Arsimit)-PDK
- Sebahate Ajeti (Drejtor për Buxhet dhe Financa)-PDK
- Sabri Murseli (Drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër)-PDK
- Burim Bajrami (Drejtor i Bujqësisë)-PDK
- Arbër Bytyqi (Drejtor i Infrastrukturës)-PDK
- Faruk Hyseni (Drejtor i Administratës)-AAK
- Arben Halili (Drejtor i Shërbimeve Publike)-AAK
- Xhemile Murati (Drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport)- AAK
- Besnik Berisha (Drejtor për Shëndëtësi)- NISMA
- Zekir Bytyqi (Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim)-AKR
- Selim Marevci ( Shef i kabinetit të kryetarit)