Ai njihej si një person tejet i edukuar, i sjellshëm dhe komunikues.
29-vjeçari Ervid Palaj u mbyt sot në detin e Velipojës, në afërsi të lagunës së Vilunit.
Ai shpëtoi të fejuarën nga mbytja por vetë nuk ia doli të shpëtonte duke humbur jetën në mënyrë tragjike.
I riu nga Dajçi ka parë se e fejuara e tij po rrezikonte të mbytej dhe menjëherë ka ndërhyrë duke shkuar për ta shpëtuar.
Teksa i jepte asaj ndihmë 29-vjeçari ka humbur jetën për veten e tij. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur që t’i jepet ndihma e parë sepse Ervid Palaj kishte humbur jetën në vetëm pak kohë.