Ky është i riu që aksidenti 3-vjeçaren te Fresku (FOTO)

By FerizajPress

May 31, 2016

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme pranë zonës së Freskut në Tiranë. Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën 3-vjeçarja, që u godit nga makina më targë AA 416 LY.

Makina tip “Volkswagen” po ecte mbrapa në momentin kur goditi fëmijën. E mitura sapo kishte dalë nga një market së bashku me prindërit e saj.

Vogëlushja është dërguar menjëherë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për t’i dhënë ndihmën e duhur mjekësore, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen. Gjithashtu, edhe një grua është lënduar nga aksidenti./shekulli

The post Ky është i riu që aksidenti 3-vjeçaren te Fresku (FOTO) appeared first on Lajminet.