Ky është heroi kroat që hoqi flamurin serb nga Knini, pas aksionit “Oluja” (Foto)

By FerizajPress

August 06, 2016

Mario Bilaq ka qenë njëri nga dhjetë pjesëtarët e forcave kroatë të cilët e ngritën për herë të parë flamurin kroat në Knin, qytetin që serbët e kishin shpallur si Republikë të tyren.

Kjo erdhi pas aksionit të madh ushtarak të kroatëve, ku morën pjesë edhe shumë shqiptarë të Kosovës, të njohur si “Oluja”, transmeton lajmi.net.

Bilaq, para 21 vjetësh, pas rimarrjes së Kninit, ishte ngjitur së pari për ta hequr flamurin serb, e më pas për ta ngritur atë kroat.

Aksioni “Oluja” (Stuhia) ende vazhdon t’i irritoj serbët, të cilët nuk mund të pajtohen me faktin se nuk munden ta mbajnë “Republikën e Krajinës/Kninit”. /Lajmi.net/

 

.