Ferizaj

Ky është Ferizaj i solidaritetit, vetëm për 24 orë grumbullon mbi 100 mijë euro

By FerizajPress

February 09, 2021

Nuk është hera e parë që qytetarët e Ferizajt tregojnë solidaritetin e tyre.

Në rastin e fundit, për  Fitim Mehmetin, të sëmurë nga Leukemia Akute, vetëm për 24 ore u mboldhën mbi 100 mijë euro.

Këtë e ka bërë të ditur njëri nga organizatorët e këtij aksioni, Agon Zhinipotoku.

“Zemra mal, Ferizaj he ❤ brenda 48 orëve për Fitim Mehmetin i sëmurë me Leukemi Akute mblodhëm 100 mijë e 184,60 euro.

Fita forca shoku jonë, po ja dalim së bashku.

Edhe nesër shihemi në shesh ora:10:00.

Zoti ju ruajtë🤲” ka shkruar Zhinipotoku.