Ferizaj

KV “Luboteni vazhdon me serinë e fitoreve

By FerizajPress

November 10, 2018

KV “Luboteni” – KV “Drenica” 3:0 (25:18,25:19 dhe 25:13

Volejbollistët e Lubotenit nga Ferizaj kane arritur edhe një fitore ne kuadër të Kampionatit të Kosovës duke mposhtur ekipin e Drenicës me rezultat 3:0 në sete 25:18,25:19 dhe 25:13

Kjo ndeshje për Lubotenin ishte edhe si një parapërgatitje për takimin e dytë të garave ndërkombëtare CEV që do të zhvillohet në Diabakit të Turqisë me 14 nëntor me ekipin “Ziraat Bank”. Ferizajasit në kampionatin e Kosovës edhe pas xhiros së 6-të, vazhdojnë të jenë ekipi pa asnjë humbje por që deri më tani nuk kanë humbur edhe asnjë set.