Sport

KV “Luboteni” kryeson tabelën

By FerizajPress

February 24, 2018

Ferizaj.24.02.2018 . Në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” volejbollistët e KV”Luboteni” kanë mundur klubin ‘Prishtina Volley” me rezultat 3:0 në seta. Në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në volejboll, KV “Luboteni” ka mundur Prishtina Volley me rezultat 3:0. Me këtë fitore volejbollistët ferizajas tani kryesojnë tabelën e klasifikimit me 24 pikë. Ishte kjo ndeshje direkte e dy kryesuesve të tabelës e cila për rezultat pati edhe ndërrimin e vendeve të këtyre dy ekipeve.