Ferizaj

KV “Luboteni” e fillon mbarë, mund Dritën e Gjilanit me 3:0

By FerizajPress

October 07, 2018

Ferizaj.07.10.2018. Volejbollistët e KV “Luboteni” në ndeshjen e parë të kampionatit kanë treguar se edhe këtë vit nuk do të lejojnë befasi. Në ndeshjen e zhvilluar sot në Gjilan volejbollistët ferizajas kanë mundur ekipin gjilanas “Drita” me rezultat 3 : 0 në seta. “Luboteni fitoi me lehtësi lojën e parë në fillim të kampionatit me rezultat bindës 3 me 0 ndaj skuadrës së Drites nga Gjilani!” ka thënë Gazmend Hoxha, kryetar i klubit “Luboteni”