Ferizaj

KV Ferizaj, zyrtarisht Kampion i volejbollit në Superligën B

By FerizajPress

April 09, 2019

Klubi i volejbollit “Ferizaj” në konkurencën e meshkujve është zyrtarizuar si Kampion në Superligen B.

Sonte në stërvitjen e klubit ishte prezent Milot Syla, anëtar i bordit të FVK-së i cili i’a dorëzoj kupën kapitenit Ridvan Grainca.

Syla u njoh për së afërmi për pergaditjet që KV Ferizaj është duke bërë për sezonin e ri në superligen A.