Ferizaj

KV Ferizaj vazhdon i pamposhtur drejt elitës së volejbollit kosovarë

By FerizajPress

November 11, 2018

Ferizaj. 11.11.2018. Volejbollistët e KV Ferizaj i janë rikthyer garave të riorganizuar dhe shumë të përgatitur. Ata në lojën që po tregojnë  në këtë sezon kanë  bërë të ditur së kthimi në elitën e volejbollit, në Superligën e Kosovës, është i pashmangshëm.

Në ndeshjen e mbrëmshme  volejbollistët e KV Ferizaj kanë mundur  ekipin  KV Drenasi me rezultat 3:1 në sete.

Por nuk është vetëm fitorja e mbrëmshme që këta lojtar treguan se janë në formë të mirë.

Për KV Ferizaj kjo është ndeshja e pestë në këtë sezon dhe të gjitha të fituara.

Pas fitores së mbrëmshme   tani gjenden në pozitën e parë të tabelës së klasifikimeve  në kuadër të Ligës së parë të Kosovës me 15 pikë të tubuara.

Ndryshe  edhe më parë nga ky ekip kanë dal emra të njohur të volejbollit  kosovarë  të cilët sot  janë edhe pjesë e  kombëtares së Kosovës , klubeve elitare të Kosovës si dhe jashtë vendit.

Udhëheqësit e klubit  janë të bindur  që KV Ferizaj do të  vazhdoj traditën e përgatitjes së talentëve  të rinj, rrugë kjo e trasuar  nga themeluesi dhe ish trajneri i  klubit Jusuf Bytyqi.