Ferizaj

KV Ferizaj fiton derbin lokal

By FerizajPress

November 24, 2019

Volejbollistët e KV Ferizaj kanë fituar derbin lokal në Ferizaj në volejboll.

Sonte në palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj është zhvilluar ndeshja në mes dy klubeve ferizajase në volejboll në mes të KV Luboteni dhe KV Ferizaj.

Këtë ndeshje, me rezultat 3: 0 në sete e ka fituar KV Ferizaj.

Me një lojë të shkëlqyer, volejbollistët e KV Ferizaj arriten që në tre sete tè tregojnë lojë më të mirë ( 25:21 , 25:22, 25:22) të mundin ekipin e Lubotenit, kampion i shumfisht i Kosovë në kuadër të Superligës së Kosovës.

KV Ferizaj këtë kampionat ka treguar se është një kandidat serioz për titullin e kampionit.