Ferizaj

KV “Drita” fituese e turneut memorial “Ismet Ramadani”

By FerizajPress

February 11, 2018

Ferizaj.11.02.2018. Sot është mbajtur turneu memorial “Ismet Ramadani” ne volejboll, në konkurrencën femrave. Në këtë turne morën pjese 4 ekipe: “Kumanovo” nga Maqedoni, “Drita” nga jilani, “Kastrioti” nga Ferizaj dhe nikoqiri KVF “Ferizaj”. Pas takimeve interesante fitore shënoi ekipi i Dritës duke mposhtur në finale KVF “Ferizaj” ndërsa vendi i trete i takoi Kastriotit. Në këtë turne Adelajda Penga u shpall lojtarja më e mirë e turneut. Ekipi në ferplay u shpallë ekipi “Kumanovo”. Në fillim të turneut një fjalë rasti mbajti kreu i FVK-së Abedin Ibrahimi. Turneun e shpalli të hapur nënkryetari i Ferizajt, Naim Ferati. Organizatori më të mirët i nderoi me kupa, medalje e mirënjohje.