Lajme

Kuvendi i Prishtinës me mbledhje normale pas 4 muajve

By FerizajPress

April 14, 2016

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur mbledhjen urgjente, ku janë miratuar të tri pikat e rendit të ditës.

Grupi i PDK-së nuk ka marr pjesë në këtë mbledhje, megjithatë ajo vazhdoi me caktimin e komisionit për përzgjedhjen e kryetarëve të Bashkësive lokale; propozim-vendimi për formimin e grupit punues për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për bashkësi lokale dhe propozim-vendimi për vazhdimin e afatit shtesë për lirimin e hapësirave për AKP-në.

Në grupin punues për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për bashkësi lokale janë Ylli Hoxha, Kimete Zeqa, Abetare Fazliu, Lirije Avdiu, Rita Pacolli, Remzi Pacolli, Visari Arifaj, Zijadin Gashi dhe Albulena Ndreca.