Kuvend i të Rinjëve të Ferizajt përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka marrë vendim për anulimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara për muajin Mars.
Në komunikatën e Kuvendit të të Rinjëve të Ferizajt thuhet se ky vendim është marr konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it
Njoftimi i Kuvendit të të Rinjëve të Ferizajt
Të dashur të rinjë e qytetarë të Ferizajt! Konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it (Covid-19), për të cilat u mor vendim sonte në mbledhjen e Qeverisë, me qëllim shmangien e aktiviteteve me pjesëmarrje të gjerë të publikut, edhe ne si Kuvend i të Rinjëve të Ferizajt kemi pezulluar të gjitha projektet e parapara të mbahen në kuadër të planprogramit për muajin Mars.
Në planprogramin e muajit Mars ishin disa projekte ndër to:
•Marshi “Luaj me mua jo me telefon”- paraparë të mbahej me 13.03.2020 ditën e premte bashk me nxënësit e shfmu “Tefik Çanga” , “Gjon Sereçi” dhe “Jeronim De Rada”.
•Shënimi i “Ditës së Pranverës”- më 21.03.2020 ditë e shtunë.
•Si dhe një aktivitet për nder të “Ditës së Tokës” me datë 24.03.2020.
Njëkohësisht apelojmë tek ju, respektimin strikt të udhëzimeve të njoftuara për shmangien e përhapjes së këtij virusi.
Rikthehemi në Prill, me planprogram edhe më të pasur!