Lajme

Kush i “tradhtoi” trafikantët shqiptarë të gomones në Itali

By FerizajPress

January 02, 2017

Më herët u tha se gomonja ishte nisur nga Shqipëria dhe se policia e Shqipërisë bashkëpunoi me ate italiane.Por mediat në vendin fqinj thonë se patën marrë një telefonatë se një gomone me një sasi droge të konsiderueshme po i afrohej brigjeve në Leçe.

Nuk dihet nëse ka qenë policia shqiptare ajo që ka njoftuar, apo ndonjë person brenda grupit të trafikut.

Megjithatë ende nuk janë gjetur trafikantët e drogës. Policia fqinje po punon për kapjen e tyre, shkruan “Panorama”.

 

.