Ferizaj

Kush është politikani i ri ferizajas që ka studiuar në Universitetin e njëjtë si kandidati për President, Joe Biden?

By FerizajPress

November 04, 2020

Kandidati për president nga radhët e demokratëve, Joe Biden, përballet në garë me presidentin Donald Trump.  Biden, që njihet si përkrahës i madh i Kosovës, ka studiuar drejtësi në Syracause University.

Por, kush është politikani i ri në Kosovë, që ka studiuar në të njëjtin Universitet – aty ku ka studiuar edhe z.Biden?

Avni Bytyçi është politikani i ri që aktualisht është në postin e zëdhënësit të PDK-së.

Ai ka magjistruar në Universitetin Syracause, në shkollën Maxwell, që konsiderohet si një nga shkollat më prestigjioze në fushën e Administratës Publike, shkruan Periskopi.

Bytyci ka treguar se atje ka shkuar përmes bursës së Departamentit të Shtetit Amerikan.

Bursa Fulbright është ndër bursat më prestigjioze që jepet nga shteti amerikan. Mbi 50 fitues të kësaj burse, janë fitues të cmimit Nobel si dhe shumë liderë e udhëheqës botëror. Bytyçi ka studiuar në këtë Universitet gjatë vitit 2013-2014.

Bytyçi në një prononcim për Periskopin, ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

“Zgjedhjet në Amerikë janë ngjarje e rëndësishme për botën demokratike. Konsideroj me fat popullin e Kosovës që kanë ndërtuar me mund një lidhje të shenjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Kosovën, nuk është aspak e rëndësishme se kush fiton, Trump apo Biden. Kosova gëzon përkrahje të madhe si nga Republikanët, ashtu edhe nga Demokratët. Në fund, popullit të Kosovës nuk i takon që të mbajë anë, është populli amerikan ai që vendosë se kush do t’i udhëheqë ata. Për ne, është me rëndësi të vazhdojmë traditën e miqësisë, jo vetëm ne por edhe gjeneratat që vijnë pas nesh”, thotë Bytyçi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 4 shtator ftoi delegacionet e Kosovës dhe Serbisë – të niveleve më të larta – për të nënshkruar atë që njihet si ‘Marrëveshja e Uashingtonit’. Ai është zotuar, se do të vazhdojë të punojë për vendosjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë nëse do të fitojë edhe një mandate 4 vjecar. Ndërkohë demokrati Joe Biden, poashtu ka publikuar gjatë fushatës një vision për shqiptarët – ku ashtu si dikur – ka thënë se ‘Kosova është shtet i pavarur’ dhe si e tillë duhet të trajtohet në negociatat me Serbinë./Periskopi/