Lajme

Kush është këshilltari kontrovers i Trumpit?

By FerizajPress

November 14, 2016

 

Shefi i stafit të Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump e mbrojti caktimin e Stephen Bannon si kryestrateg të kreut të ri të Shtëpisë së Bardhë duke e cilësuar atë “një forcë të së mirës”.

Kritika kanë vërshuar nga të gjitha anët ndaj figurës së Bannonit me pretendimin se ai mbështet supremacinë e bardhë. Por për Reince Priebus, personi që përshkruajnë zërat kundërshtarë, nuk është Steve Bannon që ai njeh.

Jonathan Greenblat i grupit të të drejtave të njeriut, “Liga kundër shpifjes” e quajti të trishtë ditën kur personi që dominonte  faqen  “Alt-right”, një organizatë nacionalistësh të bardhë dhe antisemitësh e racistësh, propozohet si anëtar i lartë i “shtëpisë së popullit”.

Edhe grupi “Southern Poverty Law Center” shprehet se Bannon është forca kryesore shtytëse pas shndërrimit të faqes ultrakonservatore të internetit, Breitbart në një mulli propagande etno-nacionaliste, e për këtë arsye duhet të largohet.

Por i përzgjedhuri i Trumpit, Priebus, caktimi i të cilit shihet si përpjekje e miliarderit për afrim me figurat udhëheqëse republikane, e ngre lart figurën e Bannon si një njeri tmerrësisht të zgjuar.

“Përpara se ta gjykoni një njeri, përpiquni ta njihni një herë. Bannon ka qenë një forcë e së mirës përgjatë fushatës elekorale. Nuk kam parë tek ai asgjë nga këto për të cilat akuzohet. Është një ekip i mirë ky që po formojmë. Do të funksionojë”, tha Priebus.

Më herët, në intervistën e parë televizive pas zgjedhjes President, Trump u tha mbështetësve të tij të ndalojnë së ngacmuari minoritetet.

“Jam shumë i trishtuar që e dëgjoj një gjë të tillë dhe u them: ndaloni. Nëse fjala ime ndihmon, po e them tani këtu përpara kamerave: jepini fund”, deklaroi ai.

Komentet e tij i drejtoheshin përkrahësve, që siç tha gazetarja Lesley Stahl, kanë shkruar slogane raciste e përhapin mesazhe fyese sidomos nëpër shkolla. Zgjedhja e Trumpit ka dëshpëruar shumë simpatizantë demokratë, ndërsa një pjesë e minoriteteve druhen për të ardhmen e tyre.

.