Kush është gruaja që mashtroi Shullazin për 150 mijë euro? (Foto)

By FerizajPress

April 19, 2016

 

Gruaja pretendonte se ishte e afërt me një prokuror dhe u ka premtuar të dënuarve të ndryshëm lirimin nga burgu në këmbim të shumave të mëdha.

Ajo u arrestua në 17 tetor 2007 ndërsa po merrte nga të afërm të familjeve të Emiljano Shullazit dhe Genc Ferhatit 150 mijë euro duke u pertuar se do t’i lironte ata nga burgu.

Gjykata e Tiranes shpalli fajtore Albana Lazen në vitin 2009 dhe e denoi me 12 vjet burg, aq sa kishte kërkuar edhe prokuroria ne konkluzionet e procesit.

Ajo u akuzua për mashtrim ne shuma te mëdha dhe shpifjes për shkak te detyrës.

Por përveç mashtrimit qe i kushton 12 vjet jete ne qeli, gjykata u shpreh ne vendimin e saj se Laze dënohet edhe me një vit burg për shpifje ndaj zyrtareve pasi ka përdorur emrin e disa juristeve për te arritur qëllimet e saj.

Më vonë emri i saj u zhduk nga qarkullimi deri në vitin 2011 kur Gjykata e Lartë e riktheu çështjen sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Vetë Laze nuk e mohoi që kishte marrë 150 mijë euro, por këmbëngul se nuk i ka detyruar që t’ia japin dhe se dënimi është mjaft i rëndë./lapsi.al

 

 

 

The post Kush është gruaja që mashtroi Shullazin për 150 mijë euro? (Foto) appeared first on Lajminet.