Një foto e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është bërë virale në rrjetet sociale kohët e fundit, por në të njëjtën kohë ka sjellë reagimin e fortë të disa prej mediave serbe.
Fotoja e mëposhtme, në të cilën Vuçiçit i janë vendosur disa filtra me veshë të mëdhenj gjatë një konference, është shkrepur nga gazetarja Una Hajdari.
Ajo e ka publikuar foton në Twitter, ndërsa foton e ka shoqëruar me diçiturën:
Kur mërzitem në konferencë shtypi”.
Si provokim dhe veprim i ulët nga ana e gazetares është cilësuar kjo foto nga mediat serbe, të cilat nuk ia kanë kursyer ofendimet.
Në mediat serbe lexohet ndër të tjera:
Duket se vizita e Vuçiçit në Kosovë e ka nervozuar shumë Una Hajdarin, sa që e ka detyruar t’i heqë të gjitha maskat dhe ka treguar fytyrën e vërtetë të urrejtjes, duke bërë shaka me Vuçiçin në Twitter”.
>