Lajme

Kurti: Nuk është se me Thaçin nuk pajtohemi për asgjë

By FerizajPress

March 13, 2020

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin e sotëm me Presidentin Hashim Thaçi është biseduar më së shumti për politikën e jashtme.

“Përmend dialogun, natyrisht se kur është diskutuar për dialogun kemi shprehur qëndrimet e njëri-tjetrit por tash për tash nuk mund të them më shumë sepse nuk mund të konstatoj se është ndërtuar mirëbesimi i duhur”, është shprehur Kurti, njofton Klan Kosova.

“Ka mundësi që për disa gjëra jemi pajtuar edhe më herët, konstatimi për to ngjan si një lloj përfarimi, këtu po kufizohem duke përmendur Mini-Shengenin. Nuk është se nuk pajtohemi për asgjë”.