Lajme

Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në, shkojmë në zgjedhje të reja

By FerizajPress

December 07, 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në për krijimin e koalicionit qeverisës, do të shkojnë në zgjedhje.

Ai ka thënë se LVV-së do t’i konvenonte shkuarja në zgjedhje të reja, pasi, sipas tij, pas fitores së 6 tetorit është rritur përkrahja për partinë e tij, por ai ka porositur se ky nuk është qëllimi i LVV-së.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga LVV dhe LDK”, tha Kurti, për RTK.

Ai ka thënë se në takime me kreun e LDK-së, nuk janë diskutuar emra të përveçëm për presidentin, por ka thënë se vendi ka emra të shumtë.

Kurti po ashtu ka thënë se duhet të flasin për strategjinë e një presidenti të parakohshëm.

Por, sipas tij, së pari është e rëndësishme të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave dhe pastaj të flitet për postin e presidentit.