Lajme

Kurti: Kur pandemia të përfundojë, të gjithë do të lëvizin lirshëm, por kosovarët mbesin sërish të izoluar

By FerizajPress

March 17, 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, ka marrë pjesë në videokonferencën e sotme “Western Balkan Conference” të organizuar nga Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, e ku ishin prezentë Komisioneri Evropian, Varhelyi, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Schallenberg, Ministrja për BE-në, Edtstadler, dhe të gjithë Kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti, ka theksuar: “Popullsia e Kosovës është e re dhe energjike prandaj nuk dyshoj se ne mundemi të punojmë shumë. Por, është e domosdoshme që edhe Bashkimi Evropian të punojë dhe të jetë i përkushtuar për neve”.

“Në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gatshëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar”.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është stërgjatë”.