Lajme

Kurti: Kosova le të bëhet si SHBA

By FerizajPress

April 18, 2016

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se Kosova duhet të bëhet shtet sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilat shoqërinë e kanë multinacionale por jo organizimin shtetëror, të cilin e kanë demokratikë, kështu u deklarua ai në emisionin “Tonight” në Ora News.

Deputeti i VV-së nga Kosova, tha se shteti dhe institucionet duhet të jenë demokratike por jo multinacionale, duke e konsideruar si shembull SHBA-në, e cila ka shoqërinë multinacionale.

Kurti më tutje shtoi se Kosova duhet të ndërtojë partneritet me SHBA-në, Gjermaninë, duke theskuar se aleatët nuk duhet ndërruar por duhet ndërruar aleanca me ta