Pas nismës së tij në Misionin e Austrisë në KB sonte do të organizohet takim i ministrave të jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor.
Kurc deklaroi se nuk guxon të humbet perspektiva evropiane për vendet nga Ballkani Perëndimor në momentin kur vëmendja është e kahëzuar drejt Brekzitit dhe marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.
Kurc theksoi se posaçërisht autoritetet në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë duhet t’i kundërvihen radikalizimit islamik në rritje, “sepse atje po përhapet ndikimi fetar-ideologjik, ndërsa gratë paguhen që në rrugë të ecin të mbuluara”.
Lidhur me projekt-konkludimet nga samiti i KB-së për krizën e refugjatëve, Kurc konsideron se është pozitive ajo që tashmë është pranuar se problemi me migrantët dhe refugjatët është problem global.