Fakti që në zhvillimet e Alepos lindore në Siri janë të përfshira edhe superfuqitë sikurse Turqia dhe Rusia që ndaras po luftojnë rebelët e ISIS-it dhe në anën tjetër regjimin sirian të Bashar al-Asadit, ngrit edhe më dyshimet se vrasja e ambasadorit rus në Turqi mund të qoj në një përkeqësim të raporteve të superfuqive.
Në fakt vrasja e një ambasadori me 28 qershor 1914 kishte quar në fillimin e Luftës së Parë Botërore.
Bëhet fjalë për vrasjen e ambasadorit ose arkidukës Franc Ferdinand që ishte vrarë në një sulm të organizuar nga Gavrilo Princip. Ai ishte një nga 6 anëtarët e grupit (pesë serb dhe një boshnjak) që ishin drejtuar nga Danilo Iliq, një serbo-boshnjak dhe anëtar i shoqërisë sekrete “Black Hand”.
Objektivi politik i vrasjes ishte thyerja e krahinave sllave që drejtoheshin nga Austro-Hungaria” në mënyrë që ato të ktheheshin nën Jugosllavinë.
Kjo vrasje e Ferdidant qoi direkt në fillimin e asaj që sot njihet si Lufta e Parë Botërore, kur Austro-Hungaria e atëhershme lëshoi një ultimatum për Mbretërinë e Serbisë, e cila ishte refuzuar pjesërisht.
Austro-Hungaria më pas shpalli luftë edhe pse vrasësit u arrestuan dhe u dënuan.
Nën Traktatin e Berlinit, Austro-Hungari kishte marrë mandatin që të administroj Vilajetin Osman të Bosnjes, siç njihej atë botë, ndërsa Perandoria Osmane e kishte ruajtur sovranitetin.
Sipas këtij traktatit ë vitit 1878 Fuqitë e Mëdha e njohu Principatën e Serbisë si një shtet sovran, por shumë vite më vonë, monarkët e Serbisë, që kishin mbajtur lidhje të ngushta me Austro-Hungarinë, ishin të kënaqur me marrëveshjen deri në maj të vitit 1903.
Shpallja e luftës së Austro-Hungarisë kundër Serbisë më 28 korrik, shkaktoi shpejtë konflikte në mes të Antantës dhe të aleatëve me Fuqitë Qendrore, që për katër viteve merr jetët e 16 milionë ushtarëve dhe civilëve, si dhe ndryshimin e renditjes së forcave në kontinent.
Në vitin 1914, Evropa, sipas revistës franceze, u përmbyt kryesisht për shkak të të metave që ia kishte vënë vetes, aspiratave kolonialiste dhe imperialiste të fuqive të mëdha dhe të marrëveshjeve të ngurta të brendshme që nuk të përballonin ndryshimet e shpejta sociale.
Si kundërpeshë ndaj ngjarjeve të luftës, revista kujton disa zhvillime paralele në vitin 1914 që shënuan fundin e La Belle Epoque, rritjen e armatimit, shembjen e monarkive të mëdha dhe perandorive, si dhe luftën e ardhshme për të drejtat e grave dhe të punëtorëve . Një pllakë përkujtimore dhe një muze tani shënojnë vendin ku u vranë trashëgimtari i fronit austro-hungarez, Arkiduka Franc Ferdinand, dhe gruaja e tij Sophie.
Mësuesit e Sarajevës janë të detyruar të përmendin vrasjen në vetëm një mësim gjatë gjithë karrierës shkollore të fëmijëve. Mësimi zgjat 45 minuta. Vrasja përshkruhet me vetëm disa fjali në librin e historisë për fëmijët.
Vetëm 24 kilometra në lindje të Sarajevës, fëmijët në komunitetin kryesisht serb të Pales, mësojnë një gjë krejtësisht të ndryshme mbi këtë ngjarje historike.
Në librat e historisë serbe, Gavril Principi përshkruhet si një hero, një çlirimtar i popullit serb, i cili luftoi për bashkimin e Bosnjës me Serbinë.
Ngjarjet janë përshkruar në më shumë se 20 faqe dhe fëmijët serbë janë të informuar mirë për Gavrilo Principin dhe organizatën e tij “Mlada Bosna”./Insajderi.com
.