Një vend për të qarë
Kur një pllakë e vetme , e zakonshme metalike, për pak minuta kthehet një vend malli e dashurie.
Historia e popullit shqiptar është e mbushur me legjenda e trimëri të panumërta veqanarisht në kohë luftrash , por është i veçantë fakti se zingjiri i vuajtjve nuk këputet edhe nëse kalojnë dhjetra e qindra vjet pas përfunsimit të këtyre tyre. Pak muaj pasi ka mbushur 77 vjet plaka Nazlie Shabani për herë të parë ndjeu këtë të diele aromën e babait të vdekur në luftën Nacional Çlirimtare në vitet 1940-1945 e cila kishte synim që të mbrojë popullatën shqiptare nga kthetrat serbo-sllave në trojet shqiptare. Ishtë fare e vogël, kjo grua e ditëve të sotme, që pa arritur ta njoh fytyrën dhe as fjalët e buta të babait të saj ka njohur vuajtjen , sakrificën dhe lotët, pasi që babai i saj Arif Shabani bashkë me disa shokë vendos t’i bashkohet luftës mbrojtje të tokave shqiptare në Maqedoni. Por në këtë rrugë vaujtjesh nuk ishte e vetme , eci bashkë me motrën e cila ishte me moshë më pak se një 1 vit kur mbetën pa baba. Jetë e veshtirë ishte për fëmijët kosovarë përgjatë viteve të 40-ta duhet të rriteshin pa kushte themelore për jetë , për shkollim e për avancim as që bëhej fjalë. Ndërkaq kur kësaj i shtohet edhe mungesa e prindërve fatkeqsia bëhet edhe më e madhe dhe errësira thellohet tej mase. “Mes shumë fëmijëve të familjes, unë dhe motra mundoheshim të ishim fëmijë të mbarë me gjithë pezmin që na shoqëronte. Jemi rritur në shtëpinë e axhës Imerit ,i cili na rriti e na edukoi me shumë dashuri ashtu si 8 fëmijët e tij biologjik. Gjyshja ishte me ne deri vonë dhe ishim 10 fëmijë gjithsejt. Në kohë varfërie neve fatmirsisht nga ana ekomonike nuk na mungonte asgjë fal zemërgjersisë së bacit se kështu e kemi thirr axhën tim, por kishim zbrazëti të madhe pasi që si prindi nuk të kupton askush e nuk ke një krah për t’u mbështetur. Për babain nuk di asgjë veq se më kanë thënë që kanë qenë zotëri ,pedant e atdhetar. Por e di shumë mirë momentin kur na është larguar nana se menatlieti i atëhershëm nuk i ka lejuar gratë t’i rrisn vetëm vajzat pa burrë me shtëpi. Kjo ishte goditje tepër e rëndë për ne” nis tregimi kjo nënë shqiptare e cila ndonëse nuk e njohu afërsinë prindërore kur kishte më së shumti nevojë, vet ka rritur 7 fëmijë me shumë përkushtim.
Ishin të gjata vitet e kërkimit për babain dëshmor, por edhe më të mëdha përpjekjet për ta gjetur varrin e tij , vendin për t’ u lutur e për të qarë dhe për të shfryer gjithë mallin e mbledhur vite me radhë. “Kam pasur shumë dëshirë ta di se cka ka ndodhur me të edhe shokët e tij, por ka qenë e pamundur të mësojmë diçka më shumë për shkak të mungesës së shënimeve të asaj kohe” shprehet nëna Nazlie.
Por dëshira e ngulitur thellë në shpirt se edhe prindi saj ka një adresë të rënies dhe një vend përkujtimi i është realizuar këto ditë pasi që ka arritur ta prek obeliskun ku është gdhendur emri i babait dëshmor në mesin e mijëra të rënëve në kompleksin përkujtimor “Nëna shqiptare” në fshatin Zajaz të Kërçovës. “Edhe në vdeksha tani më nuk kam asnjë merak në zemër” përshpërit mes lotëve ajo teksa fërkon me duar pllakën e metaltë e cila për një moment bëhet e ngrohtë po si perqafimi i babait që nuk e përjetoi kurrë.
Mes emocionesh përpiqet ta kujtoj fytyrën e tij, vendosmërinë për të shkuar në luftë dhe pengun që po i lë vet vajzat, mirëpo e ka të pamundur ngase as në ëndërr nuk i ka lënë të takohen babë e bijë ,lufta e mallkuar që shumë familjeve shqiptare për shekuj me radhë ua ka shkurtuar lumturinë. Jeta sfidon njerëzit shpesh, u cakton role që në shikim të parë duket se nuk mund t’i përballojnë ndërsa gratë shqiptare tashmë e kanë thyer këtë mit, ngase sakrificat e tyre shpesh kanë tekaluar rrënjët e mundësive dhe janë bërë feniks për më të dashurit e tyre duke dhënë dashuri që nuk shihet as nuk preket pikërisht si hiri i legjendave ,si obelisku i heroit Arif Muharrem Shabani që u bë motiv gjallërie në pavdeksinë e heronjëve kudo në shqiptari.
Autore : Shqipe Ademi- Shabani