Lajme

Kur Lavdrim Muhaxheri kërkonte rrënimin e Katedrales (Video)

By FerizajPress

September 19, 2016

Ai i shoqëruar nga pasues të rrymës së njëjtë- islamit radikal në oborrin e Universitetit Publik, bash në pozitën ku në sfond shihet kisha ortodokse serbe e kontestuar së fundmi mbajnë fjalime kundër ndërtimit të Katedrales “Nënë Tereza”.

Ata kërkojnë ndërtimin e një xhamie krejt përballë Katedrales Katolike, aksion që e patën nisur grupi i islamikëve që më vonë do të krijonte partinë LISBA, por u ndërprenë punimet e tyre.

Kundër këtij objekti që shfaqet në këtë video tash është vënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i partisë Vetëvendosje.

Në këtë video që është publikuar nga “liveleak.com” një falim të ashpër me tone nacionaliste dhe fetare- të përziera e mban Naman Demolli, shqiptari i parë që vdiq duke luftuar si xhihadistë në luftën e Sirisë.