Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij këtë post ka thënë se do të jetë roje e Kushtetutës!
Pikërisht kjo fjali ka shtyrë të reagojë njohësin e rrethanave politike në Kosovë, Agron Halitajn.
“Kushdo që ia ka shkruar fjalimin presidentit të ri ka bërë një huqje të madhe.
E ka shtyrë atë që të zotohet se do të jetë gardian i Kushtetutës, gjë që s’mund ta bëjë.
Kushtetuta e ka gardianin- Gjykatën Kushtetuese.
Të gjithë të tjerët, përfshirë presidentin duhet të jenë vetëm respektues të këtij akti juridik.
Prandaj, president vetëm respektoje Kushtetutën, mos u lodh me iu ba gardian.
S’është punë e jotja!”, ka shkruar Halitaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/