Nëse jeni mbi moshën 40 vjeç dhe keni probleme me dhimbje të qafës, shpinës, gjurit ju duhet të drejtoheni tek Reumatologu për arsye se ju mund të vuani ngaOsteoartriti.
Dhimbjet e qafës – Janë të shpeshta edhe tek moshat e mesme si dhe tek moshat e vjetra. Dhimbjet të cilat atakojnë pjesët e sipërme të gjoksit, pjesën e sipërme të shpinës përfshijnë dy krahët të përcjellur me mpirje.Dhimbjet e shpinës – Është një problem i zakonshëm që prek një numër të madh njerëzish, mirëpo dhimbjet e fundshpinës janë më të përhapura për të cilat pacientët kërkojnë ndihmë mjekësore.Simptomat e dhimbjes së fundshpinës mund të variojnë nga të mprehta dhe therrëse e poashtu mund të jenë edhe shurdhe. Dhimbjet mund të jenë të herë pas hershme ose të vazhdueshme.Shkaqet e dhimbjes së fundshpinës mund të jenë të ndryshme:
- Një rupturë e diskut ose bulding
- Skolioza
- Tendosja e ligamentit të muskujve
- Osteoartriti
- OsteoporozaOsteoporoza – Është një sëmundje në të cilën zvogëlohet dendësia dhe cilësia e kockave. Rreziku për osteoporozë ndikohet nga mosha, femrat në menopauzë, shkaku gjenetik, jeta pasive, personat me sëmundje të caktuara kronike, përdorimi i gjatë i barnave (kortikosteroi).Testi DEXA – Mund të parandaloj rrezikun e një individi për zhvillimin e osteoporozës dhe frakturës osteoporotike.Dhimbjet e gjurit – Në ditët e sotme janë shumë të shpeshta, ku faktori kryesor është mosha, njerëzit me mbipeshë janë të rrezikuar, atletët, ngritje e peshave të rënda, qëndrimi në këmbë për periudha të gjata kohore.
Mjekimi është i ndryshëm me anë të medikamenteve dhe aplikimit të mjekimit intraartikulare, një efikasitet të lartë ka treguar edhe aplikimi i PRP (Plazma e Pasur me Trombocite) e cila bënë zvogëlimin e simptomave dhe përmirësimin e funksionit të nyjës.
Dr. Naza Mehmeti – Specialiste e Reumatologjisë
Për rezervimin e termineve mund të n’a kontaktoni në:☎️ 0800 90001 (Thirr pa pagesë) / +383 (0) 49 303 331📨 kegclinic@gmail.com🔸 Rr. Driton Islami, Talinoc i Jerlive, afër ndërtesës së Spitalit të ri, Ferizaj