Ferizaj pas titullit të kampionit, fiton edhe Kupën e Republikës së Kosovës në volejboll (meshkuj).
Djelmoshat e Ferizajt triumfuan me rezultat 3:0 (25:17, 25:20, 25:17) ndaj Dritës nga Gjilani, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.
Volejbollistët ferizajas ishin më të mirë në të tre setet, dominuan dhe me meritë fituan trofeun e çmueshëm.Kryetrajneri i Ferizajt, Arlind Ibrahimi, është krenar me djemtë, si për nga angazhim po ashtu edhe për nga cilësia e lojës.
Ferizaj është shndërruar në fuqi të volejbollit në vendin tonë dhe është i pamposhtur.Nga ana tjetër, Drita e pranon me sportivitet humbjen dhe e uron rivalin.
“Me shumë sakrifica në këtë periudhë të pandemisë arritëm të mbyllim edhe një kapitull të suksesshëm në këtë vit. Kupa e Republikës së Kosovës është trofeu i radhës që Ferizaj e shton në arkivën e tij. Falenderime të pafundme kemi për të gjithë ata që kontribuan në këtë trofe, familjar, miq e sponsor që pa ju nuk do të kishte vlerë ky trofe!
Në fund “qershia mbi tortë” janë këta super djelmosha që po na e kënaqin zemrën në çdo ndeshje, e aq më shumë sot që luajtën për t’ia shtuar Ferizajt edhe këtë trofe e për të festuar ashtu siç na ka hije. Faleminderit trajner Arlind Ibrahimi për udhëheqjen e këtyre sukseseve!”, Shkruan ne faqen e Kv Ferizaj.
“Përfundon ndeshja Finale e Kupës së Kosovës, me fitore të KV Ferizaj. Rezultati ishte 0:3 në sete për musafiret ku djemtë tanë ishin të pa fat, njëherit klubit Ferizajas i urojmë për fitoren dhe tashmë vazhdojmë garën deri në fund të kampionatit në Superligë.
Kjo Finale është një arritje e madhe e klubit KV Drita ku jemi në zhvillim e sipër dhe me një skuadër relativisht të re dhe shumë premtuese për të ardhmen”, shkruan në faqen e KV Dritës.