Sport

Kundërshtar i “frikshëm” për Brazilin në fazën tjetër

By FerizajPress

June 27, 2018

Brazili kaloi grupin si lider, pas fitores ndaj Serbisë sonte. Brazilianët fituan me rezultat të pastër, 2:0, përcjellë “Lajmi.net”. Tani, Neymar me shokë e dinë kundërshtarin e radhës. Brazili do të takohet me Meksikën, e cila ishte Kombëtarja e dytë në Grupin F. Skuadra e Tites duhet të ketë shumë kujdes, pasi që Meksika ka treguar paraqitje të mira në dy ndeshjet e para në Botëror, ndaj Gjermanisë dhe Koresë. /Lajmi.net/