Lajme

Kumanovë: Shpërthen zjarr në Tregun e Gjelbërt

By FerizajPress

November 07, 2016

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një barakë të Ndërmarrjes së prodhimit të bukës dhe prodhimeve tjera të brumit “Zlaten Klas”.

Falë intervenimit të shpejt t’ zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar shpejt, njëherit duke penguar përhapjen edhe në kompleksin e dyqaneve që ishin ngjitur me barakën.

Ky është zjarri i dytë brenda vetëm pak ditësh në këtë rrugë në pjesën qendrore të Kumanovës, transmeton Alsat-M. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e zjarrëfikësve, policisë dhe të EVN-së.

.