Kumanova proteson sot për vrasjen e Almirit

By FerizajPress

July 04, 2016

Almir Aliu të shtunën u përcoll për në banesën e tij të fundit, nga mijëra qytetarë.

Për sot është paralajmëruar protesta në Kumanovë me fillim në ora 15.00.

Marshi protestues do të fillojë para gjimnazit “Sami Frashëri” dhe do të mbarojë me bllokimin e rrugës ku ndodhen institucionet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor.

Protestës kanë paralajmëruar se do t’i bashkëngjiten studentë, nxënës dhe shumë qytetarë shqiptarë.

.