Editorial

Kujt po i pengojn Dëshmorët e Kombit

By FerizajPress

April 13, 2018

Në brendësi të qytetit, janë ngritur një numër i Shtatorëve të Dëshmorëve të Kombit, të atyre që derdhën gjakun, djersën, flijuan jetën, për të pasur mundësi të mira sot ne, nesër gjenerata e ardhshme. Edhe pse vitet ikin, një numër i vogël i individëve, që logjika e tyre i kthen sikur dikur, këto zhvillime i shohin me sy kritik, madje heshturazi e me injorancë, mundohen edhe ti përbuzin. Sigurisht se këta individ edhe në ditët e sotme janë argat të ,,dreqit”, sikur dikur, të përbetuar për të shkatërruar çdo të mirë historike të vendit tonë. Madje këta lloj individ edhe në ditët e sotme, janë të angazhuar nëpër institucione lokale e qendrore, ku kanë marrë bekimin e pushtetarëve të dikurshëm, për tu caktuar nëpër pozita të ndryshme, por këta dhelparak ende se kanë kohën për ta nxjerrur kokën, për të dalur hapur kundër luftës së Shenjtë të UÇK-së, kundër luftëtarëve të saj, kundër bijve e bijave të këtij kombi, që nuk kursyen asgjë, për të jetuar të lirë, për ta folur gjuhën mëmë, pa pasur frik nga okupuesit e dikurshëm, por këta mjeran presin ditën e tyre, e që duket se kurrë nuk ka për të ju ardhë. Pushteti okupues serb, në Ferizaj, sikur në tërë Republikën e Kosovës, ka lënë hienat e tij, për ta vazhduar luftën me njerëzit e UÇK-së, që e humbi në vitin 1998/99. Shërbëtorët e tyre, që mendojnë se janë të pa identifikuar, vazhdojnë me përmbushjen e obligimeve që kanë marrë dikur nga administrata serbe, qoftë baballarët e tyre, apo edhe këta vetë personalisht. Kjo kategori e njerëzve, të fshehur me petkun patriotik, luftën ndaj njerëzve që shërbyen në të mirë të vendit e kanë të filluar që më herët, që në kohën e Mbretërisë Jugosllave nga gjyshërit e stërgjyshërit e tyre, për të vazhduar nëpër etapa të ndryshme të kohës. Ata janë shumë mirë të trajnuar për tu fshehur nëpër kohë të ndryshme, por që ndodhë nganjëherë të dalin nga këto plane sekrete, duke sulmuar këta njerëz për disa sekonda, për ta matur pulsin e reagimit, për ta parë reagimin qytetarë, të cilët tërhiqen duke kamufluar në gabime teknike, apo edhe keqinterpretime, por jam i sigurt se këtë e bëjnë qëllimisht, për ta parë nga afër, se sa janë në gjendje të dalin edhe hapur kundër Dëshmorëve të Kombit, kundër Invalidëve, e kundër të gjithë atyre që nuk ia deshën vendit robërinë. Edhe nga jashtë, shteti serbë, këta individ i ka trajnuar, për të shpifur, për të shantazhuar njerëz, duke i detyruar me trilogjitë e tyre kundër Luftës së UÇK-së. Madje këta injorant, maskarenj, njerëz të shitur, kanë arritur që edhe nëpër organizimet ndërkombëtare të marrin vëmendjen e veçanet, të cilët po ju krijojnë kushte të mira për tu fshehur në mesin tonë. Këto fëlliqësira, ende se kanë kuptuar se janë material njëpërdorimësh, që nuk mundësh ta përdorësh për herën e dytë, janë si leckat që hedhën nëpër kontejnerë, kështu e kanë fundin këta mjeran. Këta ndyrësira, edhe kur rastësisë të diskutohet mbi Luftën e UÇK-së, se kanë problem të kyçën në biseda, të diskutojnë, por që u pengon përmendja e emrave të Dëshmorëve, u pengon edhe fjala UÇK, e besa në të shumtën e rasteve, se kanë problem edhe të shtrembojnë të vërtetën e luftëtarëve, e patriotëve të periudhave të ndryshme, duke shpifur gjërat nga më të ndryshme, duke i kontestuar lavdit e tyre, e që jam i bindur se ata në mënyrë tinëzare po gjykojnë të djeshmen, luftën e UÇK-së, kështu që duke akuzuar patriotët e periudhave të dikurshme, jam i bindur se ata po flasin për të djeshmen, ashtu siq kanë krijuar mira dosje kundër komandantëve e luftëtarëve të lirisë. Jo gjithherë ajo se çka bënë ti shpërblehet…Jo gjithherë sakrifica, vuajtjet dhe mundimet të japin në fund ,,Parajsën”, por më e keqja është se për tu duhet të flasin ata që shitën gjakun e tyre, nderin, për të qenë vasal të përjetshëm të regjimit okupues që ndodhej dikur në këto anë. Asnjëherë, sikur sot, nuk do të arsyetohej mllefi, që dikur, mund të kishte shkrimtari me origjinë franceze Victor Hugo, me thënien e tij të famshme ,,Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë, përfitojnë horrat”. Kjo thënie e famshme, sot shumë mirë do ti shkonte për shtati Luftëtarëve të Lirisë, që dikur nuk kursyen asgjë nga vetja, për të prekur ëndrrën shekullore të quajtur LIRI, e që shumë nga ata, sot bëjnë një jetë mizore, e shumë herë pa gjëra elementare për jetë, për ata dhe pasardhësit e tyre, e ndoshta do të ishte një element i mirëfilltë për të gjithë ata ish-epror të dikurshëm të UÇK-së, që udhëhiqnin nëpër vija të frontit, të jenë sa më larg këtyre individëve, të cilët në rend të parë kanë shtrembimin e fakteve të vërteta, për ti zëvendësuar me shpifjet e tyre. Nëse dikush duhet të ketë vend meritorë në këtë shtet, janë po ata gra e burra sypatrembur, që morën rrugën pa e ditur nëse do të jenë gjallë, për t’a gëzuar lirinë që e deshëm aq shumë! Në botën demokratike, me një zhvillim të lartë ekonomik, kjo kategori e njerëzve, zë vend meritorë në instancat më të larta të shtetit, duke i llogaritur si njerëz të besueshëm, për të shërbyer në interes të vendit, pasi që ata vetë konsiderohen iniciues të themelimit të shtetit, e te neve kjo kategori njerëzish, ndodhët ,,në fund të pusit”. Asnjëherë nuk kam për të pushuar së shkruari për Luftën e UÇK-së, Dëshmorët e saj, Invalidët e Veteranët e saj. Nuk kam për të pushuari së shkruari për të gjithë ata patriot, që në periudha të ndryshme, u bënë udhë e dritë e popullit tonë, e nuk kam për të pushuar së shkruari edhe për ata të cilët mundohen ta shtrembojnë të vërtetën historike. Lufta e UÇK-së, Dëshmorët e saj, janë të Shenjtë. Çdo kush që guxon të prek mbi ta, ka për të qenë i gjykuar. Zëri imë mbetët vetëm në këtë nivel, që shpresoj se një ditë kanë për ti parë gjërat ndryshe, të gjitha ata që qeverisin me vendin tonë. Kanë për ta kuptuar, se njerëzit e shitur, tradhtarët, duhen të jetë ata të përbuzurit!?…..

MA:Nexhat Shahini (Magjister i Historisë) Veteran i Luftëssë UÇK-së