Shëndetësi

Kujdes, vija e zezë në thonjë mund të jetë simptomë e kancerit

By FerizajPress

August 24, 2017

Një grua ka shpërndarë një paralajmërim ku thotë se nëse keni një vijë të zezë në thonj, duhet të keni kujdes, sepse mund të jetë shenjë e kancerit.

Sipas Jean Skinner, e cila thotë se është teknike e bukurisë nga Uckfield, një konsumatore kishte ardhur të kërkojë t’ia lyente thonjtë me ngjyrë të zezë për ta mbuluar vijën në thoin e saj, transmeton Telegrafi.

Skinner e kishte këshilluar ta vizitonte një doktor, ndërsa pohon se gruaja pastaj e kishte zbuluar se ka melanomë.

“Është melanomë! Nuk doja ta frikësoja, por i kam thënë ta vizitonte urgjentisht doktorin e saj. Ajo më ka thirrur sot dhe më ka treguar se është melanomë agresive, e cila veçse është shpërndarë në pjesë tjera. Prognoza e saj nuk është e mirë”, ka shkruar Skinner në Facebook.

Megjithatë sipas udhëzimeve të NHS-së (Shërbimi Shtetëror i Shëndetësisë së Anglisë) thuhet se vijat e zeza përgjatë thonjve janë tejet të zakonshme te personat me ngjyrë mbi moshën 20 vjeçare, dhe në shumicën e rasteve është normale.

Sidoqoftë, ata këshillojnë se këto vija nuk duhet injorohen dhe në fakt mund të jenë edhe shenjë e melanomës subungale – formë e kancerit të lëkurës.