Shëndetësi

Kujdes prindër: Nëse i thoni këto 5 gjëra djalit tuaj, do i shkatërroni jetën

By FerizajPress

March 22, 2017

Sipas ekspertëve janë disa gjëra që nuk duhet t’ia thoni djalit tuaj.

Pasojat që kanë në shoqëri  mund të jenë të ndryshme, prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm, përpara se të shprehni diçka. Ja fjalitë që duhet t’i shmangni djalit tuaj, sipas intv.al :

1. Djemtë duhet të  zihen më shpesh

Duke ja vënë në pah këtë gjë djalit tuaj, do e bëni që të  sillet agresiv në shoqërinë e tij. Fakti që është mashkull nuk do të thotë që duhet patjetër të krijojë konflikte me të tjerët.

2. Ti je djalë, prandaj duhet ta pëlqesh shumë sportin

Të imponosh dëshirat dhe pasionet e fëmijës suaj, është një ndër gjërat më të këqija që mund t’i bësh fëmijës. Ai e di nëse do e pëlqejë  sportin, apo jo. Sipas intv.a, lëreni të preferojë çfarë të dojë!

3. Djemtë nuk duhet të bëjnë punë shtëpie

Mësoni djalin tuaj si të pastrojë dhomën e tij, si të përgatisë ushqimin e tij dhe të pastrojë rrobat. Ju do ndiheni krenarë për djalin tuaj në të ardhmen dhe nuk do lejoni që ai të bëhët dembel, që pret çdo gjë nga të tjerët.

4. Djemtë nuk tregojnë pjesën e tyre të dobët

Mësoni djemtë tuaj të  tregohen vetvetja te të tjerët. Mos i mësoni të duken gjithmonë si perfektë, sepse secili ka anën e tij të dobët. Nëse i thoni këtë gjë, djali juaj asnjëherë nuk do jetë i besueshëm te të tjerët.

5. Paratë janë ndër gjërat më të rëndësishme 

Duke e mësuar në këtë mënyrë, do e shndërroni në një materialist. Ai nuk do vlerësojë gjërat e tjera që kanë rëndësi në jetë. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ketë ambicie të fitojë para për të ardhmen e tij, por jo çdo gjë ta krahasojë me pjesën materialiste.