Kujdes, pemët e perimet e Serbisë janë të helmuara

By FerizajPress

June 07, 2016

Këtë konstatim nuk e kanë bërë prodhuesit kosovarë, e as politikanët e Prishtinës që bëjnë thirrje për të mos konsumuar produktet serbe, por miqtë më të mëdhenj ndërkombëtarë të Beogradit, rusët, transmeton Klan Kosova.

Një raport i bërë nga inspeksioni bujëqsor i Rusisë “Rosseljhoznadzor” thekson se të paktën 10 për qind e pemëve dhe perimeve e importuara nga Serbia në vendin evropiano-aziatik, që janë testuar, përmbajnë sasi të tepruara të pesticideve dhe nitrateve.

Lajmi nuk është pritur mirë në Beograd e gjetiu.

“Për shkak të këtij raproti, qeveria duhet të marrë masa urgjente pasi që është e sigurt që në Serbi ka, të paktën, po aq, pemë dhe perime të helmuara sa edhe në Rusi”, ka thënë Petar Bogosavljeviq nga shoqata e konsumatorëve në Serbi, transmeton Blic, përcjellë Klan Kosova. “Na duhen trajnime profesionale të prodhuesve, kontroll i rreptë dhe sanksione, por edhe dëmshpërblime për ata që pësojnë nga këto pemë e perime”.

Serbia nuk ka një institucion të pavarur të tipit të një laboratori kombëtar që do të merrte mostra nga prodhuesit dhe më pas do t’i tregonte publikisht rezultatet e analizave të bëra.

Mbrojtësit e të drejtave të konsumatorëve thonë se themelimin e tij nuk po e lënë grupet lobiste që luftojnë për prodhuesit e mëdhenj të pemëve dhe perimeve në Serbi.

“Pajisjet për këtë laborator kanë mbërritur në Beograd qysh më 2011 dhe krejt këtë projekt, që ka kushtuar 4 milionë marka gjermane, e ka financuar BE-ja. Por, fakteqësisht, ai nuk është funksionalizuar kurrë dhe nuk e kemi shfrytëzuar asnjëherë”, ka thënë Mihajlo Nikoliq, profesor i pemëtarisë në Fakultetin e Bujqësisë, në Beograd.

Sasitë e tepruara të pesticideve dhe nitrateve në pemë e perime mund të shihen edhe me sy, pa bërë ndonjë analizë të komplikuar.

“Ajo që duket e bukur, nuk do të thotë se është edhe e shëndoshë”, ka thënë Miroslav Kish, drejtor i Asociacionit të të Bujqve të Serbisë, përcjellë Klan Kosova. “Po ashtu, dredhëzat e imëta janë më të shëndetshme se ato të mëdhatë”.

Kosova është një treg i mirë ku plasohen produkte të shumta bujqësore të Serbisë.

The post Kujdes, pemët e perimet e Serbisë janë të helmuara appeared first on Lajminet.