Lajme

Kujdes nga këto produkte që po po qarkullojnë në Kosovë

By FerizajPress

April 17, 2018

Lista e publikuar nga Komisioni Europian 42 produkte që qarkullojnë në tregjet evropiane, që nuk përjashtohet mundësia të jenë dhe në Kosovë e Shqipëri përbejnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Lista është publikuar nga Rapid Alert System for dangerous non-food products (RAPEX) në faqen zyrtare të Komisionit Evropian. Sipas raportit të RAPEX, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin 2017, 53 për qind e tyre janë prodhuar nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind janë prodhim i vendeve të BE-së. Duke i ndarë me grupe, mësohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind mjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit. Po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike. Më poshtë fotot e lodrave dhe sendeve të tjera të rrezikshme