Lajme

Kufirin ua afruan te dera e shtëpisë: Kështu e përcollën rugovasit, Debatin për Demarkacionin (Video)

By FerizajPress

August 04, 2016

Të gjithë burrat e familjes Dreshaj në Kuqishtë të Rugovës, e kanë vëmendjen tek televizori dhe Debati për Demarkacionin.

86-vjeçari i lindur e rritur në këto shpate të Rugovës, thotë se kufiri me Malin e Zi u është afruar shumë.

E, kur e dëgjojnë kryetarin e Komisionit për Demarkacion, Murat Mehën, betohen se nuk do të lëshojnë as një pëllëmbë tokë. Rugovasit këmbëngulin se kanë të drejtë për këtë, sepse këto livadhe e shpate i mbrojnë me gjak brez pas brezi. /Klan Kosova/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Iv8sqD4ryVA&w=100&h=281]