Editorial

KU MBETI ETIKA MORALE E KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB!

By FerizajPress

February 09, 2019

Këshilli i Sigurimit të OKB, mbajti mbledhje urgjente pë vrasjen e Oliver Ivanoviqit, i akuzuar per krimet e bera ndaj shqiptarëve!.Organi më i lartë i OKB-s organizon mbledhje për TAKSËN NDAJ MALLËRAVE SERBE, shpreh shqetesim dhe kërkon pezullimin e saj nga Qeveria e Kosovës.!Këshilli i Sigurimit i OKB-s,nuk e sheh të arsyeshme të debatojë për1. 20.000 femra shqiptae të të dhunuara,2.13.500 shqiptarë të masakruar,3.1600 shqiptarë të pagjetur,4.200.000 shtëpi e banesa të shkatërruara,5. Reperacionet e luftës,6. Kërkim falje shqiptarëve për GJENOCIDIN e kryet ndaj tyre. Përherë të Parë në Historin e Luftërave ndodhe që pushtuesi për të fshehur krimin,kufomat e viktimave i bartën dhe i dërguan në Serbi,në Batajnicë,Petrovo Selo,Liqeni i Peruçacit dhe Rudnicë!.Në gropën e hapur në Batanjicë janë hedhur 700 shqiptarë,në messin e tyre 75 fëmijë.Qeveria serbe në vend të një Qendre Memoriale për 700 viktima,aty ngrehë një kishë.Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe ka dekorue pjestarët e njësisë elite ushtarakë dhe policore për kontributin siç thuhet në ngritjen e kishës në këtë pjesë të Batanjicës,afër këtij poligoni ushtarak. KISHA iu kushtua Stefan Deçanskit!.

Muhamet Shabani