Ferizaj

Kthehen ndërprerjet e rrymës. Këto fshatra të Ferizajt do të kenë ndërprerje të planifikuar

By FerizajPress

January 19, 2017

KEDS ka njoftuar se nesër disa fshatra të Ferizajt do të kenë ndërprerje të planifikuar të rrymës. Sipas KEDS-it kjo ndërprerje është e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit.

Më 20.01.2017 në NS 35/10kV Ferizaj 3 do të shkyçet: • Dalja 10 kV Jezerci ( Kodi :40042003) nga ora 10:00 deri në ora 16:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Manastirci, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private. Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i ndarësit linjor dhe i shtylave të tension të mesëm dhe izolatorëve.