Lajme

KSHZ – Zgjedhjet në Maqedoni do të kushtojnë 7.5 milionë euro

By FerizajPress

April 20, 2016

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë nuk e pranoi Listën Zgjedhore nga Ministria e Punëve të Brendshme, të nënshkruar vetëm nga zëvendës ministri Mitko Cavkov, pasi që nuk ka qenë në formatin e duhur për t`u krahasuar të dhënat,. MPB duhet që përsëri ta dërgojë listën në formatin e kërkuar. Anëtarët e KSHZ-së nuk e hapën çështjen për atë se pse të dhënat nga MPB nuk janë të verifikuara edhe nga ministri Oliver Spasovski.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për me 5 qershor do të kushtojnë rreth 7.5 milionë euro, shkruan në planin financiar të cilin Komisioni Shtetëror Zgjedhor e miratoi mbrëmë.