Lajme

Kryqi i Kuq pezullon operacionet në Afganistan

By FerizajPress

February 09, 2017

Guvernatori i provincës Jovzjan tha se konvoji me ndihma është sulmuar të mërkurën nga militantë të dyshuar të grupit Shteti Islamik.

Kreu i Kryqit të Kuq e cilësoi incidentin si “sulmin më të keq” kundër organizatës në 20 vjet.

“Operacionet tona janë vënë në pritje, sepse duhet të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht, përpara se t’i rinisim ato”, tha drejtori për operacione pranë Kryqit të Kuq, Dominik Stillhart.

Ai tha se Afganistani ka programin të katërt më të madh humanitar nga Kryqi i Kuq.

“Situata humanitare në Afganistan është e tmerrshme. Ne jemi një nga pak organizatat e pranishme në gjithë vendin”, tha Stillhart.