Ferizaj

Kryetari Svarqa zotohet për përkrahjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha format

By FerizajPress

June 01, 2017

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve 1 qershorit kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka pritur sot në një takim udhëheqësit e shoqatës “Handikos” dhe prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ai ka dëgjuar hallet e tyre dhe është zotuar se komuna do të shtojë angazhimet e veta në kuadër të mundësive për plotësimin e nevojave me të cilat ballafaqohet kjo kategori. “Unë do të mundohem me të gjitha kapacitetet e mia t’i zgjidhim të gjitha hallet e juaja të cilat kanë të bëjnë me komunën tonë. Do të angazhohem posaçërisht për sigurimin e transportit të fëmijëve që u duhet të shkojnë më larg nëpër shkollat e veçanta. Si dhe në pjesën e dytë të vitit do të mundohem të sigurojmë edhe një projekt për blerjen e një automjeti për këto nevoja. Unë e vlerësoj përkushtimin tuaj për këtë gjithëpërfshirje të nxënësve, prandaj na takon të gjithëve të punojmë sa më shumë për këtë kategori e cila është mjaft e rëndësishme për gjithë shoqërinë tonë” u tha kryetari Svarqa prindërve të këtyre fëmijëve.